Analisti Mustafa Nano thotë se ambasadorja amerikane nuk mund të gjykojë për kandidatë si Tom Doshi, sikur të ishte Kushtetuta shqiptare. Në studion e lajmeve në MCN TV, Nano tha se përsa kohë ndaj Doshit nuk ka një vendim gjykate, që e bën të papërshtatshëm për kandidim, atëherë ambasadorët nuk kanë pse ndërhyjnë.

“Kjo është një situatë e çuditshme në dijenë time, biografia e Tom Doshit është e pastër. Ambasadorja flet në bazë të informacioneve, madje jam i prirur të besoj se ai informacion është i saktë. Gjithsesi, ajo nuk është Kushtetuta. Unë nuk e dua Tom Doshin në parlament për arsye të tjera, sepse nuk është intelektual aq sa duhet, por jo sepse ai ka abuzuar ose është i korruptuar. Gjykata s’na ka thënë se Tom Doshi është i komplikuar. Ambasadorët nuk duhet të mbërrijnë në këto nivele”, tha Nano.