Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen – të parevokueshme madje – nga pozicioni i kryetarit të Frymës së Re Demokratike. Pa motivacion, thjesht me sqarimin se e kryen këtë akt me vullnetin e tij, z. Topi, ish-president dhe dikur ish-numri dy i PD-së, ka lëshuar karrigen e cila duhet thënë se qëndronte në një sallë bosh. Dje FRD deklaroi kalimin me koalicionin e drejtuar nga PD-ja. 

Lexoni shkresën: Nr. 4 Prot. Pra për këtë vit, FRD-ja e z. Topi ka lëshuar gjithësej 3 shkresa. Goxha aktivitet politik, çka na jep të drejtën të dyshojmë se z. Topi ia ka dorëzuar dorëheqjen vetes dhe gjykatës. Por ia ka njoftuar edhe të tjerëve me këtë rast. Ne e dimë se çfarë është politika…