…dhe me këtë Vlorë të para vetëm disa viteve që duket si një ëndërr e keqe e me Vlorën që kemi sot, ju uroj një fundjavë të qetë

Me këto fjalë asociuar një videoje kryeministri Edi Rama nis fundjavën dhe vazhdon fushatën elektorale që po popullohet me përrallat e zakonshme të politikës. Videoja në fjalë tregëton si impuls zhvillimi për një qytet si Vlora lungomaren, që është asgjë më shumë se zgjerim i një shëtitoreje të dikurshme makinash dhe njerëzish e për të cilën pjesën më të madhe të investimit e ka bërë BE-ja përmes fondit IPA 2013.

Por sidoqoftë, e rëndësishme në kuptimin e keq të fjalës, këtu është propagandimi i vazhdueshëm i kësaj shëtitoreje në një qytet ku nuk është bërë asgjë tjetër. Dhe në një qytet ku ka një situatë kriminale të paprecedent, që dëshmon se cila është ekonomia aty. Deputeti i zonës ka nevojë të mburret se ka bërë diçka dhe tall njerëzinë me një material të tillë duke shitur fasadën për zhvillim, ndërkohë që në një rajon si Vlora tjetër gjë do të duhej të kishim.

Ah, po. Është rehabilituar edhe pjesa e vjetër e qytetit dhe është premtuar mbi 10 herë aeroporti, por këto duhet të presin sepse në linjë të parë është Lungomare. Pikërisht sepse ajo vetëtin e I merr sytë njerëzisë. Kaq duhet në fakt. Për investime të tjera p.sh si linja e tensionit të lartë, që në të vërtetë ndikon shumë më shumë në jetën e komuniteteve, as flet kush sepse në fund të fundit kush do ndalte të mendonte se disa shtylla që kalojën maleve ngjisin në mendjen e njerëzisë.