Nëse ju ndodh që t’i ngulni sytë në qiell për disa orë para mesnatës së 27 shtatorit, ju mund të shihni një hënë të kuqe gjigante. Mos u alarmoni. Nuk ndodh asnjë gabim me Hënën. Siç bën me dije “Christian Science Monitor”, në fakt, ju do të jeni dëshmitarë të një ngjarjeje të rrallë qiellore: një super Hëne që përkon me një eklips hënor. Të dy fenomenet e krijuara do të jenë fort intriguese nga lart në qiell. Hera e fundit që janë bërë të dy së bashku, ka ndodhur më shumë se 30 vjet më parë. “Ndodh rrallë për shkak se është diçka që një brez i tërë mund të mos e ketë parë”, shprehet Noah Petro, zëvendës shkencëtar i projektit për Reconnaissance Orbiter Lunar në Goddard Space Flight Center NASA. Hera e fundit e kombinimit të këtyre dy ngjarjeve yjore ishte në vitin 1982. Ndërkaq, ekspertët e NASA-s parashikojnë se fenomeni i ngjashëm nuk do të ndodhë deri në vitin 2033.