Zhvillimet e ngjeshura politike të ditës së sotme kanë përvijuar një sistem aleancash, qoftë edhe fluide, që janë përfolur prej kohësh në sferën e intrigave politike të mbetura në nivel thashethemesh. Një distancim i qartë i retorikës së Lulzim Bashës nga Berisha, nga njëra anë, dhe një thirrje mirëkuptimi në distancë mes Metës dhe Berishës nga ana tjetër, ku nuk mungoi dhe krenaria e Metës për “origjinën e fortë malore” të tij, e vendosin Bashën në një konvergjencë të çuditshme me kryeministrin Rama. Nëse kemi parasysh mesazhet e muajit të fundit, se “një aleancë Rama-Basha nuk është e pamundur”, duket se zhvillimet i hapin udhë këtij drejtimi. Mungon vetëm realizimi i “profecisë” së kryeprokurorit Lllalla se brenda shtatorit do ketë arrestime të rëndësishme, që thashethemet të kthehen në realitet...Por nëse po, iniciativa e kujt janë këto ndryshime dramatike?

a.j