Muzika italiane humbet Milvën, një nga veteranet e Sanremos. E njohur ndryshe me nofkën “La Rossa” për shkak të flokëve të kuq, Milva është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, në shtëpinë e saj. Kohët e fundit, këngëtarja vuante nga një sëmundje dhe kishte humbur kujtesën, raporton Avvenire. Milva ka shkelur skenat e të gjithë botës dhe lë mbrapa më shumë se gjashtëdhjetë albume.
E lindur në Goro, Emilia Romagna, më 17 korrik 1939, gjatë karrierës së saj ajo ka marrë pjesë 15 herë në Festivalin e Sanremos, një rekord që e mban së bashku Peppino Di Capri, Toto Cutugno dhe Al Bano. Në vitin 2010, pasi nxori albumin e tretë të shkruar për të nga Franco Battiato, me titull 'Unë nuk njoh asnjë Patrizio' dhe menjëherë u pozicionua në 20-shen e më të shiturve në Itali.
Në karrierën e saj të gjatë, Milva kaloi nga kënga popullore në teatrin e Giorgio Strelher, te muzika e Franko Battiatos, nga Ennio Morricone, Astor Piazzolla, këngët e kompozitorëve të mëdhenj grekë, francezë, gjermanë dhe shumë më tepër por edhe në skenat muzikore të botës. Ajo është nderuar me dekorata nga Republika Italiane, Franceze dhe Gjermane.
Mesazi i saj i fundit është ai i 26 marsit të këtij viti, kur u vaksinua kundër Covid-19. "Unë vaksinohem sepse kujdesem për jetën time dhe të të tjerëve", shkroi ajo në faqen e saj në Facebook, "Bëjeni edhe ju. Ne duhet t’i kthehemi jetës si më parë dhe të përqafojmë të dashurit tanë. Së bashku ne mund të mposhtim këtë virus”.
Nje kengetare e madhe, ze
Nje kengetare e madhe, ze terheqes, kenge te bukura! E pavdekshme! Paska kaluar nje jave dhe gjekundi s'pashe nje lajm per Milven!