Gjermania do të përdorë avionët ushtarakë për deportimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil. Gazeta “Bild” raporton se qeveria do të përdorë avionët Transall dhe pilotët e Forcave Ushtarake Gjermane.

Numri I azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova që ndodhen në Gjermani llogaritet në 100 mijë persona. Por pasi ato u konsideruan si “vende të sigurta origjine”, Berlini vendosi t'i riatdhesojë shtetasit e dy vendeve, që kanë kërkuar azil në Gjermani.

Vendimi do të diskutohet në mbledhjen e rradhës të Qeverisë Gjermane dhe ka ende shumë detaje, që duhet të sqarohen mes partnereve të koalicionit CDU/CSU-së dhe SPD-së.

Këtë vendim qeveria federale e prezantoi si një paketë masash për të përshpejtuar procedurat për një dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa për qëndrim në këtë vend.

Është bërë e ditur që azilkërkuesve nuk do t’ju njoftohet fare koha e kthimit, përkatësisht dëbimit në mënyrë këta të mos ikin nga vendbanimet e tyre. Përveç kësaj, kriteret tolerancës që në Gjermani njiihen edhe si “DulDung” do të rishikohen dhe do të bëhen më rigoroze.