Ilir Meta i ka dhënë një intervistë gazetës “Illyria” dhe radio “Kosova”. Me një lloj interesi paraqitet deklarata e Metës për marrëdhëniet brenda koalicionit dhe kërkesa e tij për ndryshime në qeveri. Meqenëse pazari i Bllokut ka ecur jo keq, Meta ka menduar të bëjë një lloj tërheqje. Thotë kreu i LSI-së: “Kjo është një marrëdhënie e vazhdueshme, e përditshme. E rëndësishme është që drejtimet kryesore strategjike janë të dakordësuara. Çdo debat i ditës nuk konteston dhe nuk vë në pikëpyetje këto raporte, nuk vë në pikëpyetje këtë koalicion. Shpeshherë shohim që deputetë, po themi të Partisë Socialiste, mund të kenë vërejtjet e tyre. Natyrisht që ka një dëshirë, që sa herë mund të ketë një qëndrim qoftë edhe paksa të ndryshëm të përfaqësuesve të LSI-së, menjëherë të ketë një interes të madh mediatik për ta paraqitur si një problem të madh të koalicionit. Kjo shpjegohet edhe me dëshirën e mediave për të prodhuar ndonjëherë lajme më sensacionale dhe për t’iu shmangur argumentit që jepet gjatë këtij debati”. Dhe për kërkesën për ndryshime në qeveri, kreu i LSI-së thotë: “Problemi këtu është se sapo thua impulse të reja, secili mendon që çdo impuls është një ministër i ri, që zëvendëson një tjetër e kështu me radhë. Për ne është i rëndësishëm rezultati i qeverisë. Emrat nuk janë më të rëndësishëm dhe ne padyshim që presim rezultate më të mira”.
- Log in to post comments
Meta ndjehet edhe intelektual
Meta, sa here qe shpeton ngandonje suferine, dmth nga ndonje akuze per miliona te hequra menjane ashiqare,
nis e tall fjalet e tij, te cilat atij vete i tingellojne te bukura, te mencura, ironike, dmth intelektuale...!
Impulse thote ai, dhe shqiptaret e media e tyre ia marrin si minister i ri!
Ngaterrohen ata, apo qorrollepset edhe me tej Meta?
Shqiptaret e dine qe ministrat caktohen prej KryeMegaHajdutit, ndaj nuk kane merak per emrat e tyre: ata akuzojne juve, personalisht MeteMeta...
Mos kij iluzione: edhe ata ne diaspore e dine kete, mos u mundo t'i genjesh...