E premtuar një dekadë më parë, por ende një kantier ndërtimi. Rruga Qukës- Qafë Plloçë, që do të shkurtonte distancën mes Pogradecit dhe Tiranës, edhe pse vetëm 40 km, pavarësisht ndërrimit të disa qeverive nuk ka përfunduar.

I pari që propozoi ndërtimin e kësaj rruge ishte ish-kryeministri Berisha, i cili në prag të zgjedhjeve të 2009 foli për rikthimin e rrugës së vjetër “Egnatia”. Por ende sot, në korrik të vitit 2021, nga Ministria e Infrastrukturës nuk ka ende një afat se kur do të përfundojnë punimet. Këto të fundit, sipas një vëzhgimi që MCN TV kreu, veçse e kanë vështirësuar jetën e banorëve të zonës.