7 tetor 2001. Presidenti amerikan George Bush njoftonte se kishte urdhëruar nisjen e veprimeve ushtarake kundër regjimit të talebanëve në Afganistan. Bush deklaronte se ndërhyrja kishte për qëllim eliminimin e objektivave ushtarakë dhe neutralizimmin e Afganistanit si një bazë terroriste. Ish-presidenti njoftonte se në veprim ishin 40 vende dhe se aksioni ushtarak:

mbështetej nga vullneti kolektiv i botës

Ky ishte prologu sesi nisi të ndryshojë historia e botës, me optimizëm dhe besim në fuqinë e armëve dhe demokracisë. Sot, 20 vjet më pas, më 15 gusht, ditën e Shën Mërisë, bota po dëshmon epilogun e atij aksioni dhe nisjen e një ere të re. Historia po ndryshon sërish por kësaj radhe duke afirmuar me legjitimitet një regjim që deri më dje u shpall armiku i qytetërimit.

Sot historia ofron këto pamje:

Duke shpresuar se dikush, më i madh, më i mençur do të mësojë diçka, nuk mbetet veçse që ata që gatuan katrahurën të ulin kokën. Si çdo perandori, ora ka ardhur që edhe SHBA të hyjë në procesin e reflektimit dhe të kuptojë se pyetja që shtrohej dikur me realizëm nga Kissinger: A ka nevojë Amerika për politikë të jashtme? -, të marrë përgjigjen e vetme dhe përfundimtare: PO. Sepse forca nuk është kurrfarë politike.

s.zaimi