Haberi i fundit: nga përdorimi i vaksinës anti-CoVid-19 Pfizer, rreziku për miokardit te njerëz që përndryshe nuk do ta kishin zhvilluar atë, është 1 – 5 për çdo 100 mijë të vaksinuar. Ka një studim për këtë që patjetër duhet të jetë serioz. Ai është publikuar nga England Journal of Medicine dhe sipas raportimit të “Reuters” e jep pikërisht kështu rezultatin.

Mes çdo 100 mijë pacientëve që marrin vaksinën, 1 në 5 me gjasë do të zhvillojnë miokardit që përndryshe nuk do ta kishin zhvilluar

Të dhënat janë marrë nga Clalit Health Services.

1 deri në 5 është diferencë shumë e madhe dhe shikoni sesi statistika këtu është fare probabiliste.

Kur vjen puna tek efektet që ka në zemër infektimi me CoVid-19, statistika është precize: për çdo 100 mijë të prekur, kemi 11 njerëz që zhvillojnë miokardit.

Ta lëmë mënjanë këtë dallim në publikim të dhënash sepse do na akuzojnë si të paaftë për të kuptuar – ndonëse ata që sulmojnë nuk kuptojnë se kanë përgjegjësi vetëm për shëndetin e tyre – dhe të shtrojmë pyetjen: po ata që e kanë kaluar CoVid-19 duhet të vaksinohen nisur nga këto të dhëna?

Nuk po përllogarisim këtu incidencën e shfaqjes së miokarditit, por po pyesim: me këto të dhëna, sa persona në 100 mijë të infektuar me CoVid-19 dhe që marrin dy doza të Pfizer, mund të zhvillojnë miokardit?

Me llogjikë statistika rritet, por le të na japin një përgjigje për këtë ata që sot mbrojnë vaksinimin e detyrueshëm sikur të jetë dietë sezonale për heqjen e ca kileve.