Ilir Meta zgjodhi të mos përfshihej në debatin politik që është hapur së fundmi në PD, megjithatë nuk e kurseu një koment pozitiv për Sali Berishën.

Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që Berisha nuk mund të rri pa e thënë… doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet.

Meta e bëri këtë koment paraditen e sotme, një ditë pasi Berisha nisi takimet me bazën demokrate, nga e cila shpreson të marrë mbështetjen për të kundërshtuar vendimin e kryetarit Basha për përjashtimin e tij nga grupi pralamentar demokrat.

Protagonistë të hershëm të politikës në Shqipëri, Meta dhe Berisha janë gjetur shpesh në anë të ndryshme të betejave politike,  por i kanë relaksuar marrëdhëniet sidomos pas mbarimit të mandatit të parë qeverisës të Ramës.