Mediat serbe shkruajnë se Beogradi ka katër kritere, me të cilat kushtëzon rifillimin e dialogut me Kosovën. Ky i fundit, pezull prej disa kohësh, është vënë në dyshim ditët e fundit pas situatës së krijuar lidhur me target serbe. Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar targave serbe në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se në këtë moment nuk ka kuptim të rifillojë dialogu.

Pala serbe pretendon se janë disa pika të marrëveshjes me ndërmjetësimin e Brukselit, të cilat Kosova nuk i ka respektuar.

1. Formimi i Komunitetit të Komunave Serbe (CSM)

Serbia vënë diskutim një nga pikat e Marrëveshjes së Brukselit, e nënshkruar në vitin 2013 dhe e ratifikuar nga Parlamenti i Kososvës. Por Gjykata Kushtetuese ka pezulluar 22 nga 23 pikat e marrëveshjes për themelimin e CSM-ve. “Ajo dëshiron ta zvogëlojë këtë komunitet në nivelin e një organizate joqeveritare, gjë që është e papranueshme për Beograd dhe nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, shkruan B92.

2. Dislokimi i forcave speciale vetëm me leje

Sipas marrëveshjeve nga Brukseli, Prishtina nuk mund të dërgojë forca të armatosura rëndë, as polici dhe as ndonjë tjetër, në veri të Kosovës, pa lejen e KFOR -it dhe pëlqimin e komunitetit serb në Kosovë dhe Metohi.

3. Energjetika

Beogradi ka kërkuar vazhdimisht regjistrimin e dy kompanive serbe gjatë dialogut në Bruksel, i cili parashihet me marrëveshjen e vitit 2013, në mënyrë që të vazhdojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike në veri të Kosovës dhe Metohisë. Prishtina ka refuzuar lëshimin e licencave për dy kompani serbe, "Elektrosever" dhe "EPS trgovina", të cilat do të funksiononin si filiale të kompanisë EMS në Kosovë.

4. Sistemi gjyqësor

Sipas mediave serbe, aktgjykimi kundër Ivan Todosijeviçit, sepse ai tha të vërtetën për rastin e Raçakut, jo vetëm që hapi një "gjueti për serbët" për shkak të deklaratës, por gjithashtu iu referua një pike tjetër të marrëveshjes së Brukselit që sipas palës serbe Prishtina nuk e respekton. Përkatësisht, në panelin apelues prej tre anëtarësh që gjykoi Todosijeviçin, dy gjyqtarë duhej të ishin serbë, gjë që nuk ishte kështu, shkruan Novosti.

Ivan Todosijeviç, ish-ministër në qeverinë e Kosovës, u dënua me dy vjet burg në vitin 2019 nga Gjykata Themelore e Prishtinës, sepse deklaroi se masakra e Reçakut e vitit 1999 ishte “sajuar” nga “terroristët shqiptarë”. Pak javë më parë edhe presidenti Vuçiç e mohoi masakrën që u bë shkak për ndërhyrjen e NATO0s në Kosovë në 1999. Vuçiç tha se deklaratat e deputetit të Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviç janë e vërteta.