Parlamenti Europian i ka akorduar aktivistit rus, Alexey Navalny, çmimin “Saharov” për Lirinë e Mendimit. Zëvendës presidentja e Parlamentit, Heidi Hautala, ka dhënë njoftimin, ndërkohë që kryetari, David Sassoli ka cilësuar se:

…Navalny ka bërë fushatë në mënyrë këmbëngulëse kundër korrupsionit të regjimit të Vladimir Putinit dhe përmes llogarive të tij në mediat sociale dhe fushtave politike, ka ndihmuar në ekspozimin e abuzimeve dhe mobilizimin e mbështetejes së miliona njerëzve në Rusi. Për këtë, ai u helmua dhe u burgos

Vendimi e vendos një pjesë të Europës përballë Rusisë në një situatë të re tensionimi, ndonëse Moska ka bërë të qartë dhe në mënyrë demonstrative madje, se nuk e konsideron Brukselin një aktor për t’u marrë parasysh. Mjafton të kujtohet poshtërimi i Borrell në Moskë për të kuptuar se çmimi i sotshëm ka vlerë simbolike.