Ja një lajm në republikën e rrugaçëve: Ministria e Drejtësisë kërkon nga mjekësia ligjore informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës.

Lajmi vazhdon: Ende nuk dihet nëse kjo bëhet për shkak të përgjigjeve negative të njëpasnjëshme nga ana e institucioneve, të cilat duhet të bënin ekzaminimet e provave apo nëse ka një kërkesë të tillë nga Moska zyrtare.

Televizioni A2 që përcjell lajmin raporton se ambasada e Rusisë në Tiranë nuk është përjashtuar një ekspertizë shtesë.

Ky lloj lajm – ërimi vjen për koincidencë – pak ditë pasi Prokuroia shqiptare mbylli hetimet për vdekjen e Konstantinos Katsifas në Bularat të Gjirokastër.

Vetëvrasje  - është përgjigja e hetimeve  të Republikës së Rrugaçëve të cilës iu deshën 3 vjet për një akt ekspertimi dhe hetimesh, ndërkohë që sot kërkon përgjigje të përshpejtuar.

Arsyeja mund të merret me mend dhe gjendet te mënyra sesi veprohet dhe është vepruar në një lloj parashteti si ky ku jetojmë ku drejtësia është vetëm koniunkturë.