Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një njoftim të saj thotë se dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.

“Duke shprehur bindjen se  e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme, selia diplomatike e Shtetetve të Bashkuara thotë se akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”-shkruhet në njoftim.

Ajo i bën thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin  të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.