Ndërkohë kërcënimi mbetet shumë i lartë në kuptimin se momenti kur roli i ISIS të ketë përfunduar, përballë do të gjenden fuqitë si Turqia dhe Rusia, çka nuk do të linte indiferent fuqi si SHBA, Britani, Francë etj.. Rajoni përcakton shumëçka në interesa ekonomikë dhe pak gjasa duket të ketë për lëshime. Në skenë kanë dalë edhe kërcënimet për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë. Sidomos pas atentateve të Parisit, shërbimet sekrete po formuojnë rreziqe për atentate të tilla nga ISIS, i cili siç thuhet në një raport të përpiluar për Parlamentin Europian “ka trafikuar në 150 raste materiale bërthamore apo radiologjike”(http://sputniknews.com/europe/20151207/1031344333/daesh-weapons-report.html#ixzz3tcGI1qyw”.
Sa për eventualitetin e një konflikti direkt mes Rusisë dhe Turqisë mendimet janë nga më ekstremet. Gazeta ruse “Pravda” e njohur për spekullime të mëdha dhe për prirjen ndaj skenarëve konspirativë citon një ekspert të Qendrës për Studime Politike dhe Ushtarake, sipas të cilit Rusisë nuk i mbetet veçse të godasë me armë bërthamore. Sipas tij nëse Rusia nuk e bën një gjë të tillë, atëherë Perëndimi dhe Turqia do ta tërheqin atë drejt një lufte si ajo e Krimesë, duke aktivizuar grupe militantësh në Kaukaz duke paralizuar dhe mandej shkatërruar grupimin rus në Siri. Eksperti sugjeron goditje bërthamore në infrastrukturën ushtarake, jo në qytete(http://www.pravdareport.com/russia/politics/08-12-2015/132796-war_russia_turkey-0/). Skenarë të zinj dhe katastrofikë, për të cilët kanë folur edhe personalitete publike në botë, por që vetëm për një gjë nuk kanë opsion: si do të arrihet paqja pas kësaj?
lufta dhe paqja
Larg qofte goditja berthamore,mos u kruani me rusine,ruani ekuilibrat mendore dhe social.