Kreu i grupit të ekspertëve të PD-së për reformën në Drejtësi, Enkelejd Alibeaj, i cili mori pjesë në konsultimet me Komisionin e Venecias, tha nga Strasburgu për “Panorama” se “Venecia” rrëzoi 70% të draftit të komisionit të posaçëm të reformës në Drejtësi.
Komisioni i Venecias ka vlerësuar nevojën urgjente për ndërhyrje të forta në Kushtetutë në funksion të reformën në Drejtësi, por ka kërkuar formulime më të sakta të disa neneve që lidhen me mandatet kushtetuese, procedurën e vlerësimit të gjyqtarëve dhe rolin e ministrit të Drejtësisë në disa institucione të kësaj fushe.
Komisioni i Venecias ka kërkuar rishikimin e propozimit për ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke propozuar riformulim të tij.
Gjithashtu është propozuar që të ketë edhe një mekanizëm antibllokim për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa propozon se kreu i akuzës nuk duhet të jetë pjesë e Komisionit Disiplinor për prokurorët.