Gazeta “Tema” publikon foto të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha në ballon presidenciale të këtij fundviti. Dhe shtron pyetjen: me çfarë statusi është ftuar Shkëlzen Berisha?(http://www.gazetatema.net/web/2015/12/19/fotot-po-zeni-me-cfare-statusi-eshte-ftuar-ne-ballon-e-nishanit/). Në fakt pyetja qëndron edhe kur e di se kush është president. Pse është kështu edhe përgjigja dihet: ajo nis e mbaron në mendjen e Bujar Nishanit, i cili shkëlqen si nëpunës partiak. Madje si njohës i shkëlqyer i protokollit të partisë.

Shkëlzen Berisha është një qytetar i cili nuk gëzon ndonjë status për t’u ftuar në ballo si kjo e presidentit, që është edhe kështu një trill zulush, po t’i referohemi Konicës. Kur lexon Kushtetutën dhe pastaj sheh veprimet e Bujar Nishanit, i zoti mbi të gjithë për t’u harruar ende pa e lënë detyrën, e kupton se nuk ka ndonjë gjë të keqe që t'ia lënë këto kompetenca. Gjynah që t'ia heqin.