Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se Moska i ka njohur dy republikat e vetëshpallura separatiste në lindje të Ukrainës si kombe sovrane. Gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit të hënën në mbrëmje, Putin nënshkroi dekretin, duke konfirmuar njohjen e Republikave Popullore Donetsk (DPR) dhe Lugansk ( LPR)”.

Ai tha se ky hap vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të marrëveshjeve të Minskut të vitit 2014, të krijuara për t’i dhënë fund luftimeve.

Unë e konsideroj të nevojshme marrjen e një vendimi të matur prej shumë kohësh - njohjen e menjëhershme të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës Popullore të Doneckut dhe Republikës Popullore të Luganskut. Po i lutem Asamblesë Federale të Federatës Ruse të mbështesë këtë vendim dhe më pas të ratifikojë Traktatin e Miqësisë dhe Ndihmës së Ndërsjellë me të dyja republikat. Këto dokumente do të përgatiten dhe nënshkruhen në të ardhmen sa më të afërt