Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përsëritur gjatë një pritjeje të organizuar nga Komisioni për Reformën në Drejtësi, se kjo e fundit do të miratohet në pranverë dhe se shumëkush duhet të ndihet i trembur. “Kam besim se në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor. Këta njerëz kanë frikë se do humbin vendin e punës dhe të ardhurat e pista. Këta njerëz kanë frikë se do humbasin paratë e pista dhe do të përfundojnë në burg. Ndoshta këta njerëz duhet të kenë frikë. Duhet të gjendet një mënyrë që atyre t’u prishen pushimet’, tha Lu.