Është vetë elita socialiste e qendrës dhe e bazës që bën qesharake qeverinë dhe nismat e saj për të bërë shtet. Pas kreut të PS-së së Shkodrës që rezulton të jetë një vrasës pa dashje, një tjetër kryetar dege i Rilindjes del me cenin e hajdutit të energjisë, fenomen që qeveria e shtriu te të gjithë fakir fukarenjtë.

Vali Nallbati, kryetar i Partisë Socialiste të Bilishtit që është edhe njëherësh Drejtor i Shëndetit Publik të qytetit është proceduar penalisht pasi rezulton se ka vjedhur energji elektrike për hotelin e tij. Ndonëse shkelja e ligjit e kap si pronar hoteli kjo nuk e zhbën dot faktin që është dhe kryetar i Partisë Socialiste në Bilisht. Mësohet se procedimi ndaj tij ka nisur disa ditë më pare dhe Nallbati po procedohet në gjendje të lirë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.