Në një editorial të gazetës New York Times, inkurojohen vende si Hondurasi etj., ku mbizotëron korrupsioni dhe kultura e pandëshkueshmërisë, që të ndjekin shembullin e Guatemalës. Atje, Komisioni Ndërkombëtar  Kundër Pandëshkueshmërisë, i ngritur pas një marrveshje me OKB-në, ka ndihmuar prokurorinë dhe gjykatat që të dënojnë pushtetarë të lartë të korruptuar. Në shtator “viktima” më e lartë e këtij komisioni u bë ish-presidenti i Guatemalës, i gjithëfuqishmi Otto Pérez Molina.

Në Honduras, në bazë të një marrëveshje të ngjashme, Organizata e Shteteve Amerikane po ndihmon për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar kundër pandëshkueshmërisë. Bordi editorial i gazetës New York Times sugjeron që ky model të ndiqet edhe në vende të tjera, ku Transaparency International ka evidentuar nivele të larta të korrupsionit në drejtësi.

Shqipëria është një ndër to…

Komisioni Ndërkombëtar  Kundër Pandëshkueshmërisë në Guatemalë: http://www.cicig.org/index.php?page=about