Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në luftën kundër korrupsionit, ku janë arrestuar 80 persona në mesin e të cilëve janë edhe 7ish-ministra.

“Kurir” ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë Zeljko Zuniç dhe Slobodan Milosavljeviç, transmeton Indeksonline. Zeljko Zuniç është pronar i kompanisë “Bohemija”, kundër të cilit banka Alfa dhe Vojvodanska kanë ngritur padi penale në zyrën e prokurorit të lartë.

Ndërkaq, Slobodan Milosavljeviç është një ish politikan serb dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Turizmit në qeverinë e Mirko Cvetkoviq.