Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” për reformën në Drejtësi. Pai përgënzon dhe vlerëson rolin e ambasadorit Donald Lu në shtyrjen e procesit drejt miratimit të draftit, Stefani shprehet shumë dyshues për faktin sesi mund të quhet reformë një akt që ka daokrdësinë dhe kushtëzimin e Sali Berishës. Një argument ky që në politikë injorohet sa kohë aty veprojnë parimet forcës. Thotë Stefani: “Rama dhe “Rilindja” duhet të lëpijnë të gjitha ato që kanë thënë kundër autokratit të korruptuar të tranzicionit shqiptar. Do të thotë që pasi morën 1 milion vota që ta ndëshkojnë Berishën, po e rehabilitojnë duke bërë reforma me të. Në cilin vit jemi? Në vitin 2015 apo në vitin 2008 kur Rama ngazëllehej të bënte reforma autokratike me Berishën duke ndryshuar Kushtetutën? Dhe e pamë se çfarë doli nga ai konsensus “historik”. Nënprodukt i atij konsensusi (që vetë Rama e ka pranuar si të gabuar) është edhe ky degradim i drejtësisë në atë farë feje saqë të rilindë ajo, duhet një reformë radikale. Prapë në konsensus me Berishën do ta bëjë “Rilindja” këtë reformë? Edhe ndryshimet e Kushtetutës prapë në konsensus me Berishën do t’i bëjë? A nuk e kanë kuptuar që konsensuset me Berishën nuk mund të jenë veçse pazare kundër shtetit dhe drejtësisë”. Stefani ka qenë një nga njerëzit që ka folur për një EuLex në Shqipëri dhe me draftin e propozuar dhe mbrojtur nga Lu, kjo thuajse arrihet. Mbështetja e Berishës në këtë rast është një kërkesë formale, proceduriale e cila fiton karakter thelbësor për shkak të raporteve në Parlament. Opozita është kjo që është dhe nëse dikush do të përpiqet të luajë me reformën për drejtësi përmes anashkalimit të saj dhe provës së referendumit, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka dhënë një argument më shumë në viktimizimin e opozitës. Dhe kjo në vend të vendoste në bazë morale te pragu i reformës duke shmangur firmën e Berishës, do të ketë hequr një shtyllë të saj.