Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shprehet në një intervistë për “Top-Channel” se zgjedhjet lokale ishin një dështim për Shqipërinë. “Pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht”, thotë Fleckenstein. Nisur nga ky pohim që merr formë zyrtare mund të thuhet se dështimi i Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, lidhet detyrismisht edhe me këtë standard. Raportuesi nuk sqaron se pse pason ky përgjithësim për zgjedhjet, por nëse i referohemi raportit të OSBE-ODIHR-it, atëherë logjika na çon te kritikat për kandidatë të inkriminuar, mungesën e transparencës në financimin e partive, të fushatës elektorale si dhe blerja e votës, mbeten elemenët që kanë penalizuar Shqipërinë. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=316207#k1