Vendimi i Rusisë për të kufizuar veprimet në Kiev dhe Chernihiv është parë gjerësisht si një lëvizje që konfirmon se Kremlini ka rishikuar objektivat e vet në Ukrainë. Kjo për arsye se në Perëndim ka një bindje të përhapur se Rusia dhe ushtria e saj nuk mund të shkojnë përtej pikës së tanishme dhe se çdo operacion sulmi ka ngecur. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-kreu i ushtrisë amerikane në Europë, general lejtnanti, Ben Hodges thotë se ushtria ruse ka arritur tashmë kulmin e përparimit të vet të mundshëm në Ukrainë.

Edhe nëse Mariupoli eventualisht bie nuk e shoh mundësinë që ata të rinisin me momentumin e tyre në ndonjë mënyrë domethënëse. Problemet e tyre logjistike nuk do të zgjidhen së shpejti

shprehet Hodges.

Sipas tij, me kapjen e pikës kulminante në operacion, nuk do të thotë se rusët janë mundur. Thjesht në momentin e tanishëm, sipas Hodges, forcat ruse nuk kanë kapacitetin për të kryer operacione të suksesshme si marrja e Odesës dhe Kievit. Gjenerali ka folur edhe me ton propagandisti kur ka krahasuar situatën në Srebrenicë me atë që mund të ndodhë në qytete të Ukrainës, duke nënkuptuar për krime masive nga ushtria ruse, diçka që nuk është dokumentuar ende, ndonëse në mënyrën më qesharake të mundshme, hetimi ndërkombëtar për krime nisi që 10 ditët e para të luftës. ë

Meriton pak vëmendje një pasazh nga komentet e këtij gjenerali që duket se jeton brenda një kuadri ideologjik me armiq të betuar. 

…më 1 prill 130 000 familjeve ruse do t’u kërkohet që të dërgojnë djemtë e tyre si ushtarë në ushtrinë ruse. Ne mund të shkojmë te disa prej këtye familjeve dhe t’u themi:  Shiko, djali juaj po bëhet mish për top në ushtrinë ruse, duke luftuar në Ukrainë. Për çfarë doni realisht që djali juaj të shkojë ushtar dhe të bëhet mish për top?

Është e vështirë e të kuptosh se nga buron në pikëpamje ushtarake ky qëndrim dhe mbi cilin moral mbështetet ai. Sepse ne nuk e dimë, veç prej filmave se çfarë u është thënë familjeve amerikane për djemtë e tyre që shkonin në luftë në Irak dhe Afganistan. Problemi I veteranëve të luftës ishte një nga temat qendrore që çoi në fitoren e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kështu që kjo propagandë dy lekëshe nuk ecën më. Nuk ka luftëra të mira dhe të këqija dhe SHBA ka humbur tanimë kredibilitetin e një autoriteti moral në botë. 

Sot që flasim, SHBA, e cila predikon drejtësi dhe demokraci dhe është bërë një ndër ato bezdisjet radioktive të shumë vendeve në botë, arrin deri aty sa të flasë për një takim të mundshëm mes Presidentit Jo Biden dhe atij rus, Putin. Ky lajm është konfirmuar nga drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Kate Bedingfield, e cila ka cilësuar si parakusht vetëm ndalimin e veprimeve ushtarake në Ukrainë. Po kasapi Putin si u bë kështu vallë i pranueshëm? Krimineli dhe despoti si befas u bë palë në bisedime?

Është e qartë se teknika e propagandës perëndimore është e njëjta me atë që hasim këtu në Shqipëri kur shohim kryeministrin. Këta janë një kategori rrufjanësh që luajnë me injorancën, frikën dhe naivitetin e pjesës më të madhe të shoqërisë, për të ngritur rreziqe të paqena kur duhet dhe bërë shpëtimtarin më pas. Apo ustain e një loje të ndërlikuar të cilën shumë pak e kuptojnë, si në rastin e takimit të kërkuar Biden – Putin. 

Pse tingëllon kaq bajate kjo lloj qasjeje? Dhe pse gënjeshtra e Perëndimit është shumë më keq sesa agresioni i Rusisë? Sepse në fakt perëndimi po gënjen veten, askënd tjetër më.

s.zaimi