Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” se Besnik Sula, pronar i “Tajvan”, kompleski në Parkun “Rinia” e ka kërcënuar përmes një mesazhi telefonik. Sipas Berishës çdo gjë lidhet me akuzat për konçesionin e parkimit nëntokësor që Bashkia e Tiranës, me urdhër të qeverisë dhe kryeministrit i dha kompanisë së drejtuar nga Sula.

Shkruan Berisha:

 “Te dashur miq, dy dite me pare une denoncova grabitjen ne prag te Vitit te Ri nga Edivin Kristaq Rama te Parkut Rinia te Tiranes duke i dhene, ne kundershtim me cdo ligj, si koncesion Parkun per ndertimin e nje parkingu gjigand Besnikut te falimentuar apo siç thirret ne gjuhen e vllazerise "çorapja" se partise...Pas ketij statusi, Edi Rama urdheron fallangat e tij te krimit, pikerisht personin qe kur policia i arrestoi te vellane si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t'u telefononte per ti siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin por nga SHISH dhe Prokuroria, te heqin çorapen nga koka dhe te nxjerrin ne shesh fytyren e vertet te Edi Rames, te kercenojne ne emer te tij sa vijon: "Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh".

Më poshtë Berisha deklaron se kërcënimet nuk do ta përkulin atë në luftën që i ka hapur krimit dhe politikës të lidhur me të, duke shtuar edhe disa akuza të reja. “Ti je kryeministri i vetem i planetit i njohur boterisht si Mr.20% kur ishe kryetar bashkie, kur u bere kryeminister detyrove ndertuesit dhe bashkite e mbare Shqiperise te te marrin firmen tende per cdo pallat mbi 4 katesh ne menyre qe te merrje jo hyrjet por katet e tua. Te je kryeministri i vetem i planetit, qe i kapur nga importuesit e birres, sjell ne parlament ligjin per rritjen e akcizes se birres te prodhuar ne vend krahasuar me te importit, ti je kryeministri i vetem i planetit qe pasi une kam denoncuar dy vjet me pare implikimin direkt te Olsit tend ne industrine e bixhozit, ti sjell ne parlament ligjin e dhenies se monopolit te kesaj industrie, vetkuptohet per qellime familjare”.