Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Bujar Nishani për të marrë medaljen e "Urdhërit të Flamurit" me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Nishani zbuloi në darkën me gazetarët se i është drejtuar me një letër Kadaresë, por nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga shkrimtari. "Eshte një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që kemi "Urdhrin e Flamurit", pikërisht në vitin e 80 të lindjes së tij. Por nuk kam pasur një përgjigje pozitive, duke e lënë këtë aktivitet të zhvillohet në një kohë të dytë"-ka deklaruar Nishani. Nuk dihet pse presidenti vendosi ta bëjë publik këtë fakt kur vetë ai shume dekorata dhe nënshtetësi i ka firmosur në fshehtësi dhe pa ia komunikuar publikut.
- Log in to post comments
Nishani eshte si nje plesht
Nishani eshte si nje plesht para gjigandit kombetar KADARE.
Sa do qe ai, bashke me plehrat qe e rrethojne, te mundohen te pickojne GJIGANDIN, aq me shume zvogelohen, zvetenohen e katundarizohen akoma edhe me teper.
Cudi e madhe si nuk e
Cudi e madhe si nuk e ditkerki ju qe Ismail Kadare eshte nje personalitet i permasave nderkombetare e nuk eshte Shyqoja qe e dekoroi ne fshehtesi Mrika
Do ishte nje njolle turpi nqs
Do ishte nje njolle turpi nqs kadare do ulte pjacen sa te pranonte dekorat nga nje jashteqitje si nishani
Shume i neveritshem Bukar
Shume i neveritshem Bukar Nishani me kete gjoja dekorim te cilin e paska lene qe te zhvillohet ne nje kohe te dyte. Dmth. Nishani dhe Berisha i kane uruar Kadarese vdekjen dhe me kete rast te dyte dekorimin me Flamur. Maskarallek i Nishanit dhe Berishes qe kerkojne te vene shenjen e barazimit midis Berishes te cilit para tre javesh i dha te njejten dekorate dhe Kadarese se madh, gjeniut te letrave. Turp i pamase i Mender Presidentit Nishani.
Shum keq per te dy. Po per
Shum keq per te dy. Po per mua jane te dy Satace. Si zoti K qe nuk e ka pranuar dhe zoti P qe prezantohet i injoruar. Kjo nuk eshte vetem nje ceshtje ndermjet K dhe P ...