Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan bëri publike një tjetër aferë korruptive të zytrtarëve  të shtetit të cilët  jane filmuar duke marre para per te ofruar shërbime. Rasti në fjalë lidhet me një inspektor të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili në bashkëpunim me drejtorin i kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra një qytetari për ta lejuar të vazhdonte punimet në objektin që kishte pa leje për ta futur më pas në proces legalizimi.  Menjëherë pas publikimit të këtij skandali kryeinspektorja Dallëndyshe Bici shkarkoi menjëherë nga detyra drejtorin e degës së Tiranës Aneld Këndezi dhe inspektorin Bledar Pullazi.

https://www.youtube.com/watch?v=3euC-Mo4Rd0