Zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Kjo do të jetë aksioma e demokratëve per t'ju kundërvën keqqeverisjes aktuale të së majtës. Kjo ishte deklarata e bërë në 25 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Lezhë nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. Sipas tij duhet krijuar një qeveri teknike për të siguruar zgjedhje të ndershme, jo si ato të shkuarat që u kontestuan edhe nga ndërkombetarët.
Partia Demokratike duhet të lexoje drejt fitoren e bashkisë së Lezhës duke e reflektuar ate tek çdo demokrat, pasi Shqipërisë në fakt i duhet drejtimi nga kjo force politike sepse në këtë mënyre jane të fituar të gjithë-tha Ristani.
25-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në Lezhë mblodhi themelues, deputetë dhe ish deputë të të dalë nga ky rajon duke dhene sinjalin e bashkimit midis tyre.