Gazeta “Sot” ka publikuar një dokument që paraqet një kërkesë të kreut të komisionit Xhafaj,  drejtuar fondacionit “Soros” ku i kërkohet mbështetje për reformën në drejtësi.

Në pikën dy të kësaj kërkese shkruhet: Të përgatitet dhe nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Komisionit të Posaçëm dhe Fondacionit Soros  që do të përcaktojë në mënyrë të detajuar termat e referencës së këtij bashkëpunimi.

Nga sa më sipër kuptohet se më shumë se sa një reformë e përgatitur nga ekspertë të mazhorancës, drafti i qeverisë Rama që njihet edhe si drafti “Xhafa” është i përgatitur nga ekspertët e fondacionit “Soros”.

Protagonist i këtij vendimi është kreut i komisionit të Reformës në Drejtësi, njëkohësisht edhe kreu i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Fatmir Xhafaj.