Koordinatorët socialistë të qarkut Shkodër dhe Lezhë kanë qenë sot në një takim me kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht kryetar i asaj që ka mbetur nga Partia Socialiste. Rama është pyetur nga gazetarët se kur do të zhvillohet kongresi i PS-së, por zotëria me duar në xhepa, është përgjigjur se kjo pyetje u “lejohet” vetëm anëtarëve të partisë. Një përgjigje prej karagjozi, në një parti ku të gjithë janë kthyer në vuvë e ku bilbilojnë ca ministra bashkë me këtë liderin e zhgarravinave, siç i quan pikturat e tij. PS-ja ka patur një traditë të vendimeve institucionale, ku edhe për “hollësi” si kjo e kongresit opinioni njihej zyrtarisht. Me sa duket nuk është dashur shumë që edhe ato pak institucione të katandisen si qendra pensionistësh nostalgjikë të cilëve u ka mbetur si lajm i mirë vetëm haberi se “kongresi po afron”.