Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
Sipas tyre një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm).
Rezoluta e prokurorëve thotë se ngritja e një sërë institucionesh të reja kushtetuese për kontrollin reciprok të njëri-tjetrit, duket se zbeh rolin e figurës bazë që është gjyqtari dhe prokurori.
UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit.
UPRSH konstaton se emerimi i Prokurorit te Pergjithshem me 3/5 e anetareve te Kuvendit, nuk i perligj kompetencat e parashikuara nga ndryshimet kushtetuese.
UPRSH shprehet se është e paqartë dhe jo natyrale ndarja e prokurorisë në dy “degë” të pavarura nga njëra-tjetra, Prokuroria nga njëra anë dhe Njësia e Posacme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar nga ana tjetër. Prokuroria shqiptare është një e vetme pavarësisht veprave penale që ajo heton (sic funksionon në tërë vendet demokratike)-thuhet në rezolutë.
Parashikimi në dispozitat kushtetuese (aneksin e saj) se barra e provës për justifikim e pasurisë i kalon gjyqtarit/prokurorit është parashikim diskriminues duke i konsideruar prokurorët dhe gjyqtarët de facto si subjekte të Ligjit “Antimafia”.
UPRSH cmon se krijimi i komisioneve të vecanta për kontrollin e pasurive dublon punën e ILDKPKI, institucion i cili prej vitesh kryen të njëjtën detyrë dhe që pas draftit kushtetues do të informojë KPK për pasuritë e subjekteve.