Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Lubonja ka thënë se Shqipëria ka nevojë për një lëvizje politike si në Greqi, Itali apo Spanjë.
“Kur flas për sistemin nuk flas për drejtësinë po për të gjithë sistemin politik, mediatik, juridik, ekonomik, i cili është i gjithi që duhet ndryshuar.
Domethënë nuk është problemi që është vetëm drejtësia që çalon, edhe Xhafa tha që është politika që se ka lënë, tani po heq dorë politika pretendon ai.
Këtu ka një shkallë, një strukturë të tërë që punon keq, që nga një ekonomi kriminale që është ndërtuar mbi klientelizëm, që nga media që janë pjesë e sistemit dhe partive, dhe politika lart, ndërsa drejësia është aneks në këtë ndërtesë që kanë futur krimin.
Nëse duam të korrigjojmë të keqen mos ta fillojmë nga drejtësia po nga diçka tjetër më radikale, më të suksesshme dhe atëherë vijmë se çfarë është kjo.
Një lëvizje politike e cila ka dy forma, lëvizje politike si në Greqi, Itali, Spanjë, ku bashkohet populli.
Nuk akuzon njeri as në Spanjë, as në Greqi, as në Itali drejtësinë, akuzon kastën politike, se akuzon njeri drejtësinë. Të bëjmë ndryshim ndaj një kaste.
Në Afrikën e Veriut bëjnë lëvizje që krijojnë kaos, ky është problemi ynë, ndërsa politika bën ballo me maska kur tenton të thotë se shiko se e kanë fajin gjykatësit që i kemi emëruar dhe nuk na bëjnë gjë.
Qëllimi tjetër, mendimi im është në këtë ballo këtë e përkthejmë luftë për pushtet midis 3 forcave”, tha Lubonja.
E patë, doli kryeministri, ka shkuar në Miami, bileta 2200 dollarë që ja kanë dhuruar. Ça ndodh, ti ligjin e ke mbi 10 mijë lekë të reja, duhet ta deklarosh dhe ta denoncosh atë që të jep më shumë, se ke ligjin.
Pse nuk ndodh kjo, se kur kam pushtet as dua t’ia di për ligjin. Kjo na ka marrë në qafë, këta na nxjerrin sikur është problemi i ligjit. Zotëri nuk u mor askush të thotë ku çalon, 1- 2-3 ky version që kemi i Kushtetutës”, vijoi ai.