Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjurovic, ka folur gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat. Ai është ndalur veccmas në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit. ”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për ketë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte”-theksoi Gjuricc.
Me tej Gjuric tregon se forcat serbe mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin. Madje mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë. “Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtareve”, tha ai
Ai përmend një ish-ministër që spiunonte për lëvizjet e Jasharit. “’Ministri’ na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi, i pëlqenin shume paratë”, tha gjenerali serb.