Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është ndaluar  në Gjirokastër ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Hetimet nisën në Prill të vitit të kaluar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Ksera akuzohet për veprat “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë dhe pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike. Ksera mësohet se akuzohet edhe për abuzime me donacionet e romëve.

Në korrik policia vuri në pranga edhe ish-këshilltarin e ish-ministrit Spiro Ksera, Kleves Bitro. Ai ka qene ne kerkim qe prej vitit 2013, per akuzat e falsifikimit te vizave. Ndalimi i ketij shtetasi u kryer pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendim te dates 26.11.2014 e kishte denuar me 2 vjet burgim per veprat penale falsifikimit te dokumentave dhe Mashtrimit.

Hetimet e Prokurorisë për abuzimet në Ministrinë e Punës  zbuluar tri raste të abuzimit me dhënien e vizave amerikane për persona që nuk kanë qenë punonjës të Ministrisë, ndonëse janë hequr si të tillë.

Sipas tyre, nga tre personat, dy prej tyre kanë mbërritur në SHBA dhe nuk janë kthyer më, ndërsa një femër që kishte udhëtuar me të dhëna të rreme si punonjëse e Ministrisë, është gjetur dhe është deportuar sërish në Shqipëri