Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre.
Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me Maqedoninë dhe Serbinë se sa me Greqinë.
Pas takimit informal të ministrave të jashtëm në Amsterdam, ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklaroi që “nuk kam ndiesinë se Greqia e ka kuptuar sa e vështirë është situata tek ne, tek vendet e destinacionit”.
“Po të mos gjejmë zgjidhje në kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, e vetmja mundësi që do të kemi është të bashkëpunojmë me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Maqedoninë, dhe ta mbrojmë aty Shengenin”, shtoi ministri austriak.
Të njëjtin mendim ka shprehur edhe homologu i tij hungarez, duke theksuar se “Bashkimi Europian është i pambrojtur nga jugu”.
“Nëse Greqia nuk është e gatshme apo e aftë që të mbrojë zonën Schengen, atëherë do të nevojitemi një tjetër vijë mbrojtjeje, e cila është padyshim Maqedonia dhe Bullgaria”, deklaroi ministri i jashtëlm hungarez, Peter Szijjarto.
Në takimin e ministrave të jashtëm, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, tha se nuk është vetëm Greqia e detyruar të japë përgjigje, por gjithë vendet anëtare të BE si dhe vetë Komisioni Europian. Kotzias e argumentoi vërejtjen e vet me faktin se, sip tha, “Greqisë ende nuk i është dhënë ndihma e nevojshme që parashikohet nga vendimet e gjithë takimeve të mbajtura deri më sot për këtë çështje”.
Por ankesat greke duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Sipas gazetës Financial Times, zyrtarë nga shumë vende i janë referuar mundësisë që të dërgojnë trupa ushtarake në Maqedoni, me qëllim që të kontrollohet apo madje “edhe të mbyllet hermetikisht” kufiri me Greqinë.
Gjithsesi, gazeta britanike e konsideron planin si kontraveres, pasi duket se shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme të mbështetin një vend jo anëtar siç është Maqedonia, kundrejt një vendi anëtar siç është Greqia.
- Log in to post comments
Ku jan miliarderat
Ku jan miliarDerrat qe te shpetojn jete te femijve te pafajshem. Se allahu dhe krishti me sa duket e kan mendjen diku tjeter.