Sot në “Top-Story” socialisti i vjetër, ish-kryeministri Pandeli Majko ka qenë për një intervistë. Ka thënë Majko ndër të tjera: “Në ditë të vështira Pandeli Majkon e keni parë gjithmonë përkrah Edi Ramës. Unë nuk e di nëse ky udhëtim që Blushi ka marrë, është një fillim ose një fund...Duhet të ketë kujdes se po e teprove me të drejtën, e drejta të kthehet në të kundërt...Kujtoni zgjedhjet e 2001, kur Ilir Meta kryeministër fitoi zgjedhjet dhe menjëherë u sfidua nga Arben Malaj. Në atë kohë ne i kishim marrëdhëniet më keq se tani dhe unë me Ben Malaj isha mik, por ia thashë: Ben unë nuk mund të jem me ty. Unë sot po të them të njëjtën gjë që kam thënë për Metën”.(http://www.gazetadita.al/majko-mbeshtes-edi-ramen-blushi-te-mos-e-tepro…)

Edhe sikur të jesh me katër klasë shkollë, apo vetëm me kopësht, ky mesazh i Pandeli Majkos ka vetëm një lexim: “Ben, unë nuk dal kundër kryetarit. Ben, unë nuk gaboj në nuhatjen e krahut “të duhur”. Që këtej një pyetje shkon edhe për Benin..Blushin: Ben, kur thua që t’ia kthejmë PS-në socialistëve dhe t’ja marrim Rilindjes, Majkon dhe ca si ai që kanë aty që në vitin 1991, ku e përfshin? Ben të lutemi, na dëfto kush janë socialistët e vërtetë?