Ka shumë diskutime për Byronë Kombëtare të Hetimit: Lulzim Basha u ngjir javën e kaluar duke kërkuar miratimin e saj sa më shpejt. Kryeministri Edi Rama deklaronte se "ajo do të miratohej në kuadër të reformës në drejtësi". Ligji ka shkuar në parlament dhe Sai Berisha, zëri kryesor i PD-së shkruan sot këtë status në Facebook, që është edhe qëndrimi i ri i opozitës, konkorduar me gjasë edhe me LSI-në: Shkruan Berisha vetëm pak ditë para se në Tiranë të vijë John Kerry: 

"Te dashur miq, me ne fund Edi Rama hoqi masken, doli cullak dhe votoi haptas per bllokimin e reformes ne drejtesi. Rama, per realizimin e ketij bllokimi sot miratoi ne qeveri ligjin per Byrone Kombetare te Hetimit, te hedhur poshte nga Komisioni i Venecias si nje ligj qe ben Ramen krye-prokuror dhe krye-hetues te vendit, pra qe ben te mundur qe te jete ai qe do te diktoje hetimin dhe akuzen e cilit do ai ne te gjitha fushat. Me kete akt, duke hedhur poshte rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat nuk lejojne drejtimin nga jashte te saj, pra nga Policia, as dhe varesine prej saj, Rama deshmoi se ka tmerr nga reforma e vertet e drejtesise, e cila e nxjerre jashte kapjes politike, jashte duarve te zeza te tij drejtesine e vendit. Rama hoqi masken dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias per sistemin e drejtesise ndaj dhe do te bllokoje me çdo kusht reformen e drejtesise, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten ne enderr gjithnje para togave te zeza per sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katesh pa asnje lloj fature".

Pra një hedhje poshtë e ligjit me argumente që dalin në dritë sot dhe bien ndesh me kërkesën politike të Bashës, një kundërsulm, apo paralajmërim për hetim të Edi Ramës pë vilën e tij në Surrel dhe më "shqetësuesja", një mungesë e madhe e thirrjes për revolucion demokratik. Me siguri që për probleme të tilla negociohet, përpara sesa të nisë "lufta e armatosur" për demokraci.