Me ndihmën e aviacionit rus luftëtarët kurdë morën në zotërim gjatë natës një ish-aeroport ushtarak që kontrollohej nga rebelët antiqeveritarë. Aeroporti ndodhet vetëm 25 kilometra nga kufiri turk që mbetet zbuluar nga tërheqja e rebelëve. kanë qenë të paktën 30 fluturime të flotës ruse që kanë zbrapsur kundërshtarët e presidentit Asad. Qëllimi është marrja nën kontroll të plotë të Alepos nga forcat kurde që po mbështeten në armatime nga rusët. Në planin diplomatik tensioni mbetet i lartë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov akuzon Turqinë për kontakte me krerët e lartë të Shtetit Islamik, nga ana tjetër Ankaraja shprehet e gatshme për të mbrojtur popullësinë e Alepit, pasi rreth 30 mijë siriane janë shpërngulur në kufirin me Turqinë, si pasojë e ofensivës së forcave qeveritare të mbështetur nga avionët rusë. Përplasjet mes Moskës dhe Ankarasë vazhdojnë dhe në horizont, nuk shihet asnjë përmirësim. Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Llavrov shprehu revoltë edhe për deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila fajësoi sulmet ajrore të rusisë për fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme në Europë, që nga ana tjetër, si tha Llavrov, nuk sheh si terroristët mbështeten nga trafiqet. Turqia nga ana tjetër kritikon dhe SHBA për mbështetjen që po i japin partisë kryesore kurde në Siri, “Bashkimi Demokratik”, një degë e Partisë së Punëtoreve të kurdistanit. “Nëse nuk renditet dhe ajo si një grup terrorist, përndryshe do të kemi një “det gjaku”- tha Erdogan.

http://www.protothema.gr/world/article/552367/mia-anasa-apo-ta-tourkika…