Jurasic Ëorld – Dominion është shfaqur në kinema me kredencialet e një realizimi skenik të mirë, por me një skenar ideologjik që i mëshon temës së mjedisit dhe ekuilibrit të jetës. Një planet ku njerëzit bashkëjetojnë me dinosaurët, ku ka madje një treg të zi dinozaurësh, në vazhdën e pëprpjekjeve të kinemasë së sotme për të paraprirë skenën e një bote ku normalja është përmbysur.

Ngjan si një lloj milenarizmi laik kjo e kërkimit të një apokalipsi, e një aritmie të botës ku jetojmë me një ngjarje të Re, por të cilën kinemaja e banalizon në në kuadërin e një aksioni njerëzor që presupozon përherë finalen e duhur. Coëboy që rendin mes turmave të dinozaurëve që kanë zëvendësuar bizonin në Amerikë, një panoramë globale që sintetizon gjetje të përziera që të kujtojën Star Wars, Dune, Transformers apo edhe Indiana Jones, për të mbërritur te thelbi I idesë: bioinxhinierimi si problem akut i sigurisë njerëzore. Kompania “Biosyn” që mund të zbërthehet edhe në mëkatin biologjik synon të dominojë zinxhirin ushqimor global përmes përdorimit malinj të specieve të inxhinieruara që ushqehen dhe asgjësojnë drithin.

E vendosur në një zonë të Italisë, parku i Dinosaurëve të kujton një lloj arke të Noes ku përpunohet ideja e një rithemelimi të botës. Producentët kanë sugjeruar modelin e Tim Cook të Apple, dhe kampusin e kësaj të fundit, në formën e një arene moderne për të ilustruar hiperteknologjizimin e sotshëm që vjen në perfeksionin e vet edhe si një lloj higjene sterile kahasuar me botën reale.

Dominion nuk ofron asgjë të re: diçka shkon keq në planifikim që duhet korrigjuar. Teknikisht kjo zgjidhet nga heronjtë e rastit, protagonistë të serive të mëparëshme luajtur po nga ai ekip aktorësh, Chris Pratt, Bryce Dallas Howard, Laura Dern, Jeff Goldblum, Sam Neill, BD Wong në bashkëpunim me instinktet rregullues të kafshëve: një Giganotosaurus që është shumë i fuqishëm për të përligjur ekzistencën e vet dhe që mund të shkatërrojë çdo gjë, asgjësohet nga një kombimim i Therizinosaurus me Tyrannosaurus rex. Në kufijtë e përrallës, Dominion mbyllet me mesazhin se në fakt në botën tonë, ajo që nuk shkon jemi Ne, njerëzit dhe modeli ynë shoqëror, që kërcënohet në fakt nga paaftësia për të kuptuar se potenciali teknologjik që disponojmë tejkalon kapacitetin për ta kontrolluar atë.

Bioinxhinerimi është loja e fundit e njeriut, lojë me krijimin dhe misterin e tij, brenda të cilit misteri kryesor është ekuilibri që në shkallën e vazhdueshme gjeologjike është krijuar duke asgjësuar vazhdimisht. Por pse duhet që kjo e vërtetë të ofrohet me një lloj bufonade si kjo?