Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike kallëzoi spenalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin brenda Parkut të Liqenit të Tiranës. Objekt i kallëzimit është shpërdorimi i detyrës dhe ndërtimi i paligjshëm. Partia Demokratike thotë se ndërtimi po bëhet, në një zonë e cila është kategorikisht e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet, siç është Parku i liqenit të Tiranës.  Sipas përfaqësuesve të opozitës te liqeni bëhet për interesa të pastra korruptive dhe klienteliste të kryebashkiakut të Tiranës. “Me pretekstin që kërkon të ndërtojë park lojërash për fëmijët do bëjë edhe një lokal për klientët e vet e më pas do ti ndryshojë destinacionin parkut të Tiranës që të ketë mundësi të ndërtojë ashtu siç ka miratuar edhe planin për hyrjen e parkut që të ndërtojë në të pallate shumëkatëshe”-thuhet në deklaratën e këshilltarëve demokratë.