Bursa reagon drejt, ose rend sipas llogarive për fitim. Dhe një emër me të cilin fiton, apo rrit kredencialin është edhe George Soros. Këtë fat e ka patur edhe “Ferrari” , kompania e njohur e automobilave luksozë, aksionet e së cilës janë rritur sapo në listën e aksionerëve është shfaqur emri i miliarderit në fjalë. “Në fund të vitit që shkoi  “Soros Fund Management LLC” bleu 850,000 aksione të “Ferrari”...Kjo e bën Soros një nga investitorët kryesorë te “Ferrari”, vlera e të cilit kishte rënë me 30% që nga hapja e ofertave në muajit tetor”, raporton “Bloomberg”. Leximi i menjëhershëm në bursë, nënkupton se Soros është garanci. “Një sinjal pozitiv tek komuniteti i investitorëve”, ka deklaruar Vincenzo Longo, i grupit milanez “IG Group”.

Investimi i Soros – që në bursë quhet investitor, kurse në Shqipëri e quajnë batkaçi dhe spekullant – shkon në 28 milionë euro dhe konsiderohet ndihmë e mirë për një kompani që është vështirësi. Kompania posedohet nga familja Agnelli, që ka 23.5% të aksioneve përmes “Exor SpA”. Soros është në pozicion të nëntë me investimin e vet në listën e aksionerëve, por prania e tij ka ndryshuar gjërat, pasi lidhet me imazhin. Mund të pyetet sesi ka mundësi një personazh i tillë gëzon dy vlerësimet të polarizuara: atë të bursës, ku siç shihet emri i tij vë në lëvizje kapitalet dhe atë në bursën e llafeve, apo të politikës, ku emri i tij vë në lëvizje emocionet?

Të paktën në vende si Shqipëria, apo në disa vende të Lindjes, ku me sa duket bursa shihet si gogol që cenon rehatinë e parazitëve me imunitet.   

http://www.bloomberg.com/news/articles/2016-02-17/ferrari-jumps-after-s…