Opozita ka si opsion bojkotin e parlamentit në shenjë proteste për rikthimin e deputetit Armando Prenga në punimet e komisioneve të Kuvendit. Burime nga Partia Demokratike konfirmuan se opsioni i bojkotit është diskutuar në një mbledhje të grupit parlamentar demokrat pasditen e së hënës. Gjithsesi mbledhja nuk ka konkluduar në një vendim përfundimtar, por është rënë dakord paraprakisht që të njoftohet faktori ndërkombëtar dhe kryesisht eurodeputetët Kukan e Fleckenstein që asistuan ligjin për dekriminalizimin. Vetë deputeti ka deklaruar se do ta ushtrojë mandatin deri në fund edhe pse është përjashtuar nga Partia Socialiste.
- Log in to post comments
Lul Basha, si kukulla BARBI,
Lul Basha, si kukulla BARBI, pret te marre urdhera nga BEBISITERI i tije, Sali R. Berishia (S.R.B = Republika e Serbise), dhe vetem atehere fillon te funksionoje megafoni i tije.