Sot është kordinator i Partisë Demokratike, karrierë politike që ia dedikon vjehrrit të tij Sali Berisha. Jamarbër Malltezi ka denoncuar nga foltorja e PD-së çështje që sipas tij lidhin qeveritarë të sotëm me skandale korruptive. I specializuar në sektorin e urbanistikës dhe territorit, Jamarbër Malltezi është përmendur në një raport të Bankës Botërore se gjatë kohës që ka qenë drejtor i njësisë së kordinimit e ka përdorur projektin për menaxhimin e bregdetit të Jugut për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik. Siç thotë raporti projekti i BB-së u përdor për interesa të ngushta siç doli pas publikimit të një raporti investigimi të autorizuar nga vetë Banka Botërore posaçërisht për këtë çështje raporton Dita. Raporti i BB-së për këtë rast thoshte për Malltezin dhe ata që fshiheshin pas veprimeve të tij.
“Gjatë intervistave të bëra, Paneli ka ndeshur në lidhje korruptive. Ata po e përdorin projektin dhe burimet e tij për të pastruar zonen perreth Jales për një resort turistik. Natyra selektive e përdorur për të prishur ndertimet nga policia e ndertimit duket se mbështet idenë per te pastruar nje zone te caktuar”.
Edhe një kabllogram i Ambasadës Amerikane, zbuluar nga ëikileaks, botuar nga DITA e analizon skandalin.