Umberto Eco, shkrimtar, kritik, filozof siç e cilëson “Reppubblica” dhe një nga intelektualët më aktivë të kohës, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ai lindi më 5 janar 1932 në Alessandria, në Italinë e Veriut dhe mori një edukim në shkollat saleziane. Përfundoi studimet universitare në vitet ’50 në universitetin e Torinos . Eco njihej për erudicion, për njohjen dhe interesin ndaj filozofisë dhe historisë së Europës mesjetare. Ai njohu sukses edhe si shkrimtar, sidomos me librin “Emri i Trëndafilit” që ka një narrativë dhe kompozim që materializon këtë njohje të tij. I njohur edhe për publicistikën e tij qasjen tepër kritike ndaj zhvillimeve të sotme, të marrëdhënieve të njeriut me teknologjinë, konsumizmin dhe specializimin e dijes, ai edhe në disa shkrime të fundit iu përmbajt idesë së “arsimit klasik”. Liceut siç përmendte së fundmi, duke vënë theksin te nevoja e kultivimit të njohjes së klasikes, artit, historisë, gjuhës. I përfshirë edhe në diskutimin për komunikimin, median, rolin e saj, ndryshimin që po pëson me kalimin “epokal” nga printer në online, Eco ishte pikë referimi e përhershme dhe ndërkombëtare për trajtimin e disa prej çështjeve më të rëndësishme të kohës sonë. 

 

http://www.theguardian.com/books/2016/feb/20/italian-author-umberto-eco…