Pas një takimi me aleatët që ka zgjatur rreth 70 minuta, kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpalosur 3 kushte që i janë vendosur mazhorancës. Ajo që bie në sy është se në prioritetet e opozitës është  dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira, dhe më pas reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është diskutuar, është një ndër prioritetet por dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira janë prioritete kryesore. Aleanca e krimit ka përballë një aleancë opozitare që vjen duke u zgjeruar dhe e thekson prioritetin e gjithë prioriteteve procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot kemi dalë me kushte të qarta, të firmosura nga cdo parti që është në aksionin opozitar, me të tjerë jemi në dialog e bashkëpunim që presim të jenë pjesë e këtij koalcioni…opozitar, që ka marrë përsipër një detyrë me një 97 pa plumba në një Shqipëri të zotëruar nga krimi brenda dhe jashtë parlamentit”-deklaroi Basha.