Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndjekin një mënyrë indiriekte për të treguar se kush janë të korruptuarit në radhët e gjyqësorit shqiptar. Atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe sipas ambasadorit Lu, çdo të korruptuari nga rradhët e gjyqësorit do t’i refuzohet viza amerikane. “Korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA –së në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona. Së bashku edhe me shoqërinë civile...Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa  kriminelë nga zgjedhjet. Disa të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale. Ne gjithashtu mbështesim ligjin e dekriminalizimit. Së fundmi qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin,” iu përgjigj ambasadori Lu një komentuesi në rrjetet sociale.

Në një reagim mjaft të prerë minsitri Manjani tha se falenderon SHBA për mbështetjen në rrugën drejt luftës ndaj korrupsionit dhe u shpreh i gatshëm për shkarkimin e cdo gjhyqtari apo prokurori të korruptuar "Eshtë kontribut i SHBA për në në betejën kundër korrupsionit. Si minsitër i'u them që tani jam gati të nis procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve të korruptuar sapo të kem informacion. Detyra ime kushtetuese është të filloj procedimin disiplinor deri në shkarkim të tyre dhe ju siguroj që këtë cështje do ta coj deri në fund"-tha Manjani