Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane. Përveç këtyre emrave të kallëzuar nga ILDKPKI burimet thonë se janë edhe emra të tjerë të gjyqtarëve, që ambasada ka krijuar bindjen se janë të korruptuar”, raporton “ABC NEWS”. 

 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/68149